Loading...
Home » » Një byrek me kungull

Një byrek me kungull

Një byrek me kungull

Si thoni për një byrek me kungull? Receta më poshtë do ju tregojë si ta përgatisni në një kohë të shkurtër.
Përbërësit për petët:
300 gram miell
200 ml ujë
1 lugë gjelle vaj ulliri
pak kripë

Përbërësit për mbushjen
100 ml qumësht
1 kungull
2 vezë
4 lugë gjelle gjalpë të shkrirë
4 lugë gjelle vaj ulliri
pak arrë moskati
kripë, piper
Përgatitja:
Një një enë përzieni bashkë miellin, ujin, vajin, kripën. Punojeni mirë brumin dhe më pas e lini të pushojë përreth 20 minuta. Pasi e keni pastruar mirë kungullin e grini në rende. E kaloni në një enë të pastër dhe i shtoni vezët, gjalpin, kripën, piperin, arrën moskat dhe i përzieni mirë. Në fund shtoni edhe qumështin dhe i trazoni mirë.
Tani hapni petët. Kujdesuni që të jenë të holla. Merrni një tavë dhe e spërkatni pak me vaj ulliri. Shtroni një petë dhe vendosni mbushjen. Përhapeni mirë. Vendosni petën e dytë. Vendoseni tavën në furrë për 40 minuta, në temperaturë 180 gradë. Lëreni të ftohet pak, para se ta shërbeni. Ju bëftë mirë byreku!/
Share this article :

Lexoni Me Shume