Loading...
Home » » Një byrek me kos? Luani duart se recetën ua japim ne

Një byrek me kos? Luani duart se recetën ua japim ne

Një byrek me kos? Luani duart se recetën ua japim ne
Për të përgatitur këtë byrek të thjeshtë ama të shijshëm ju duhen vetëm 15 minuta!  GatimeTradicionale.Com ju sjell recetën, me përbërës që i gjeni kudo dhe mbi të gjitha me një kosto të ulët. Hidhini një sy:

Përbërësit:
4 filxhanë çaji me kos
4 kokrra vezë (tërrahuramirë)
1 lugë çaji me kripë
1 filxhan çaji me vaj luledielli
1 pako peta të gatshme
Përgatitja
Ngrohni furrën në temperaturë 180 gradë. Ndërkohë në një enë kombinonivezët e rrahura, vajin, kosin, kripën dhe i trazoni mirë. Merrni një tavë dhe shtroni petat. Sipër secilës shtoni nga masa që përgatitëm. Kështu veproni deri në petën e fundit. Në fund mund ta lyeni sipërfaqen me të verdhën e vezës. Vendoseni në furrë për 25 minuta.
Share this article :

Lexoni Me Shume