Lexoni Me Shume

Loading...

Tuesday, October 24, 2017

Mos e zieni orizin, përdorni këtë truk për ta gatuar më shpejt



Nëse ju jeni si shumica e njerëzve që për recetën e gatimit të orizit ndiqni raportin 2:1, mos e zieni atë! Në ju këshillojmë të dilni nga tradita dhe të përdorni këtë truk për ta gatuar më shpejt. Dhe ju kursen një tjetër tenxhere të bërë pis. Nëse ju keni dëshirë që të gatuani orizin me lëng pule, ndoshta dhe me pak gjalpë, ja ku është truku i ri që do të ndryshojë tërësisht mënyrën se si ju e gatuani orizin!

Risia
“House Beautiful” sugjeron se ajo që ju shpëton edhe nga një rrëmujë në darkë, është e njohur ndryshe si një tavë me oriz. Ky është ai lloj gatimi kur të gjithë përbërësit tuaj bashkëjetojnë në një pjatë të bukur, të dekoruar përsipër me shumë djathë. Në vend që të gatuani pulën dhe orizin në enë të veçanta, ju mund t’i bashkoni, duke i gatuar së bashku.

Ja se si:
Përgatisni pulën duke e ndarë sipas dëshirës në kuba, copa më të mëdha, ose në shirita. Atëherë skuqeni me pak qepë dhe hudhër dhe çfarëdo erëze tjetër që keni dëshirë. Pasi është gatuar, shtoni orizin. Më pas hidhni mbi të lëngjun e pulës, ose perimeve.
Për një tavë me oriz, merrni nga një filxhan për secilin prej përbërësve. Trazojeni çdo pesë minuta derisa orizi të përziehet mirë. Lloji më i mirë është orizi basmati, të cilit i duhet të piqet rreth 20 minuta. Shkoni në të perime sipas dëshirës dhe shumë djathë. Më pas futeni për të pjekur rreth 15 minuta, në mënyrë që djathi të krijojë shtresën e sipërme krokante.

Recent Posts

Loading...