Gatime Tradicionale Shqiptare

Gatime Tradicionale Shqiptare

Keshilla

Loading...

Mini byrekë mbushur me mish

Mini byrekë mbushur me mish

Një herë ta provoni, gjithmonë do ti kërkoni! Receta më poshtë do ju ndihmojë në përgatitjen e tyre
Përbërësit:
500 gram mish viçi të grirë
1 qepë e grirë imët
2 lugë gjelle vaj luledielli
2 peta të gatshme
200 gram djathë kaçkavall
50 gram gjalpë të shkrirë
1 domate e grirë imët
½ gotë vere të bardhë
Përgatitja:
Në një tenxhere me vaj skuqni qepën dhe mishin. Shtoni kripë e piper për shije. Shtoni domaten dhe shuajini me verë të bardhë. Pasi ta kenë pirë gjithë ujin, hiqini nga zjarri dhe i shtoni djathin e grirë.
Tani hapni petat dhe pritini në shirita të trashë. Një shiritë një byrek. Në qendër vendosni masën që përgatitëm dhe e rrotulloni me kujdes në formë trekëndëshi.
Vendosini në një tavë dhe futini në furrë për tu pjekur në temperaturë 180 gradë përreth 30 minuta.
Përshtatur nga GatimeTradicionale.com

Keshilla