Gatime Tradicionale Shqiptare

Gatime Tradicionale Shqiptare

Keshilla

Loading...

Mesnik (byrek me mish) Recete + Video

Këtë byrek me siguri nuk e keni provuar ende, por duhet ta gatuani me patjetër. Është një nga recetat më të vjetra, por paksa i harruar. Ju garantojmë për shijen e mrekullueshme…


Përbërësit
  • qepë
  • 500 gr mish viçi
  • 300 ml vaj ulliri
  • 400 gr miell
  • vezë
  • niseshte
  • kripë
  • 1 tufë nenexhik
Përgatitja
1
Në një enë vendosim mishin për të zierë përreth 1 orë derisa të jetë zierë.
2
Zëmë brumin e byrekut dhe e e lëmë të qetësohet pak.
3
Fillojmë ne hapjen e petëve, 2 prej tyre i vëmë në furrë të piqen, 2 i lëmë të pa pjekura.
4
Marrim 4 kokrra qepë, i grijmë dhe i kavardisim me pak vaj.
5
Heqim mënjanë mishin dhe shtojmë qepët tek lëngu i mishit dhe i hedhim kripë, piper.
6
Vendosim një petë të njomë dhe e lyejmë me pak vaj.
7
Shkërmoqim sipër njërën nga petat e pjekura. Më pas shtrojmë një shtresë me mish të copëtuar dhe pak nga lëngu i mishit me qepën.
8
Më pas shkërmoqim petën tjetër të petës së pjekur dhe shtrojmë dhe një shtresë tjetër mish dhe lëng me qepë.
9
Vendosim në fund petën e njomë dhe e lyejmë me pak yndyrë. E fusim në furrë për 40 minuta në temperaturë 170 gradë Celsius.


Keshilla