Gatime Tradicionale Shqiptare

Gatime Tradicionale Shqiptare

Keshilla

Loading...

Mbaron “Fate të kryqëzuara”, drejtori i programaconit të “Klan” rrëfen surprizat

cb393d169aa0b0425ee76ba903e8b1bc

Albert Dumani, Drejtor i Programacionit në Tv Klan, ishte i ftuar pasditen e djeshme në emisionin “Rudina”, nga ku zbuloi detaje rreth serisë së fundit të serialit “Fate te Kryqezuara”. Dumani tha se aktorët kryesorë të serialit, Xhihani dhe Dilara, do të përfundojnë bashkë dhe do të rimartohen.Dihet tashmë që serialet turke shquhen për fundet ku nuk është e thënë të jenë gjitmonë “happy end”, siç janë ato amerikane. Megjithatë tek “Fate të kryqëzuara”, do të kemi një gërshetim ku kryesisht triumfon e mira dhe e drejta. Siç ndodh edhe në jetën e përditshme ku ata që bëjnë keq do të kenë një fund jo të lumtur. Por, ajo që mund të themi është se në fund do të gjendet ajo zgjidhja e dramës së madhe në familje. Është bukur të shohësh këtë finale. Përsa i përket dashurisë midis Xhihanit dhe Dilarës, ata do të përfundojnë bashkë, pasi edhe Haruni u vra pasi ishte pjesë e një mafie në Stamboll dhe personazhet janë tashmë të lirë për t’u rimartuar”,- tha Dumani.Ndërkohë, Dumani zbuloi se ditën e diel në orën 20:10 nis seriali më i ri në Tv klan “Xhesuri dhe e Bukura”. Dumani tha se seriali i cili pritet të nisë të dielën është serial i prodhuar nga kompania më e mirë turke, që ka prodhouar “Ezel”, “Kuzey & Guney”, “Diamante dhe Dashuri” apo “Dashuri e Ndaluar” dhe është seriali më i perfolur i vitit 2017. “Xhesuri dhe e Bukura” është seriali më i përfolur i vitit 2017, për faktin se kemi bashkimin e dy yjeve, Tuba Bujykystyn që njihet si Elif në “Diamante dhe Dashuri” dhe aktori Kıvanç Tatlıtug, i cili është përfolur shumë. “Xhesuri dhe e Bukura”, është një histori dashurie mes hakmarrjes dhe ndjenjave të sinqerta. Xhesuri i pashëm vjen tek më i forti dhe më i pasuri i zonës me një plan të caktuar, pa e ditur që zemrën do t’ia vjedhë me shikim të parë Syhan, vajza e bukur e armikut të tij të betuar.

Keshilla