Gatime Tradicionale Shqiptare

Gatime Tradicionale Shqiptare

Keshilla

Loading...

'Kushi' shtatzënë? Ja detaji që i bëri të gjithë të dyshojnë


Telenovela indiane 'Si ta quaj këtë dashuri' është aktualisht një nga telenovelat më të ndjekura në Shqipëri. Personazhi kryesor "Kushi" ka tërhequr publikun që në seritë e para.



Aktorja Sanaya Irani e cila luan rolin e "Kushit" së fundmi po komentohet shumë në media e rrjete sociale pas një fotoje që hedh dyshime se ajo është shtatzënë.

Sanaya ishte e ftuar mbrëmë në "Showbiz me Vahbiz", një spektakël i aktores Vahbiz Dorabjee e njohur si "Alak" nga seriali "Saraswatichandra".


Ajo ka pozuar me aktoret Drashti Dhami, Vahbiz Dorabjee dhe Pankit Thakker, mirëpo pikërisht kjo foto ka hedhur dyshimet për shtatzëni.


Sanaya e cila është shfaqur gjithnjë elegante, në foto duket me barkun e fryrë ç'ka ka bërë të gjithë të dyshojnë se aktorja është në pritje të ëmbël.




Duke qenë se ajo dhe bashkëshorti Mohit Segal kanë pothuajse 10 vite së bashku, nuk do të ishte çudi nëse çifti po presin një fëmijë.


Megjithatë Sanaya ende nuk ka reaguar lidhur me këto lajme dhe as bashkëshorti i saj, duke i shtuar akoma më shumë dyshimet se aktorja është vërtet shtatzënë dhe çifti po preferon që lajmin e bukur mos ta bëjnë ende publik



Keshilla