Kulloshtër (Qumështor me qumështin e parë te lopës)

Kulloshtër (Qumështor me qumështin e parë te lopës)

Një Gatim Tradicional për ditën e Shën Gjergjit në zonën e Dibrës, një lloj ëmbëlsire që bëhet me qumështin e parë të lopës.

Përbërësit
  • 1250 ml qumësht
  • 6 kokrra vezë
  • 4 lugë niseshte
  • 2 lugë miell
  • 4 lugë sheqer
  • pak kripë
  • 1 lugë gjalpë
Përgatitja
1
Rrahim vezët (mund të përdorni dhe mikserin). Shtojmë një nga një të gjithë përbërësit e tjerë përveç gjalpit.
2
Vendosim tenxheren në zjarr dhe e lëmë derisa përzierja të mpikset duke e përzier vazhdimisht.
3
E kthejmë këtë masë në tepsi të lyer me gjalpë dhe pjekim në furrë të parangrohur në 180 gradë.
4
Nëse përdorim tavë qelqi, e ngrohim paraprakisht në furrë para se të hedhim përzierjen e nxehtë.

Powered by Blogger.