Keku më i mirë grek me mjaltë




I veçantë në shije dhe aromë, kjo recetë greke e kekut me mjaltë do t’ju bëjë të harroni kekun e zakonshëm. Përgatitja e tij është shumë më e thjeshtë nga sa mund të mendoni.
Përbërësit:
1 filxhan çaji miell, 1 1/2 lugë çaji pluhur pjekje, 3 vezë, 3/4 filxhan çaji sheqer pluhur, 1/4 filxhan çaji qumësht, 1 filxhan arra të copëtuara, 1/4 lugë çaji kripë, 1/2 lugë çaji kanellë
1 lugë çaji lëkurë e grirë portokalli, 3/4 filxhan çaji gjalpë
Për shurupin:
1 filxhan çaji sheqer, 1 filxhan kafeje mjaltë, 3/4 filxhan çaji ujë, 1 lugë çaji lëng limoni
Përgatitja:
Ngrohni paraprakisht furrën në temperaturën 175 gradë Celcius. Kombinoni në një tas mesatar miellin, pluhurin pjekës, kripën, kanellën dhe portokallin dhe lërini mënjanë.
Në një enë të madhe shtoni gjalpin dhe sheqerin dhe trazojini sëbashku. Hidhni vezët, përzierjen me miell, qumështin dhe arrat.
Përziejini mirë derisa të përftoni një masë brumi homogjene. Lyeni formën e kekut me pak yndyrë dhe miell dhe shtoni në të brumin. Vendoseni në furrë të piqet për 40 minuta.
Ndërkohë shtoni në një enë hidhni mjaltin, sheqerin dhe ujin dhe ziejini në zjarr për 5 minuta. Shtoni lëngun e limonit dhe lërini edhe 2 minuta të tjera.
Largoni kekun nga furra, lëreni të ftohet 15 minuta dhe hidhni mbi të shurupin me mjaltë.
Powered by Blogger.