Lexoni Me Shume

Loading...

Monday, October 30, 2017

Horoskopi ditor për diten e marte - 31. tetor 2017

Image result for horoskopi ditor

Horoskopi ditor për diten e marte - 31. tetor 2017
DASHI21. mars - 20. prill
Dite shume e qëndrueshme ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do i qëndroni besnike njeri-tjetrit edhe pse ne disa momente tundimi do jete i madh dhe do kaloni çaste te mrekullueshme se bashku. Beqaret do bëjnë mire te mos nxitohen për te hedhur hapa sepse do gabojnë rende. Ne planin financiar do përballeni me surpriza te këndshme dhe do ndiheni te qete.
DEMI21. prill - 21. maj
Prezenca e Venusit ne qiellin e dashurisë se çifteve do garantoje një dite te begate dhe te mbushur me emocione. Do ndiheni shume mire pranë atij qe dashuroni dhe nuk do keni as mosmarrëveshje. Beqaret ka shume gjase te afrohen me një koleg te ri pune. Buxheti do filloje te dobësohet sepse do kryeni menjëherë shpenzime te konsiderueshme për veshje dhe aksesore.
BINJAKET22. maj - 21. qershor
Çiftet qe kohet e fundit kane pasur probleme ne jetën e tyre ne çift edhe sot nuk do jene te qete. Kokëfortësia dhe këmbëngulja për t'i bere gjerat siç ata mendojnë do i thelloje konfliktet. Beqaret duhet t'i marrin gjerat shtruar dhe kurrsesi nuk duhet te kërkojnë gjera te pamundura. Ne planin financiar ekuilibri do mbizotëroje ne çdo moment kështu qe mos u shqetësoni aspak.
GAFORRJA22. qershor - 22. korrik
Klima yjore për te dashuruarit do jete përgjithësisht e mire sot. Ne tërësi nuk keni për te pasur aspak debate me partnerin dhe do dashuroheni si zakonisht. Beqaret do joshin e do joshen dhe papritur mund te fillojnë një lidhje shume ndryshe nga sa e kishin ëndërruar. Financat do mbeten te stabilizuara vetëm nëse tregoheni te kujdesshëm me çdo lloj shpenzimi.
LUANI23. korrik - 22. gusht
Sot do jeni te gatshëm te bashkëpunoni dhe te bëni gjithçka për te mirën e jetës tuaj ne çift. Nëse prej disa kohesh rutina ju ka pushtuar do bëni edhe surpriza qe alegria te rikthehet si me pare. Beqaret do kenë disa mundësi për takime, por duhet te jene te matur me zgjedhjet qe do bëjnë. Buxheti do jete i kënaqshëm kështu qe me mire mbani atë gjendja sesa te rrezikoni shume për ta përmirësuar shpej.
VIRGJERESHA23. gusht - 23. shtator
Për çdo gjë qe do i thoni partnerit sot duhet me pare te reflektoni me kujdes qe te shmangni mosmarrëveshjet. Nga ana tjetër mire është te programoni edhe ndonjë surprize qe emocionet te jene me te forta. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa takime mbresëlënëse. Buxheti dalëngadalë do ekuilibrohet, por mos kërkoni qe gjerat te ndodhin si me magji.
PESHORJA24. shtator - 23. tetor
Ambienti ne jetën tuaj ne çift nuk do jete shume i ngrohte. Ne disa momente mund te keni edhe debate te zjarrta te cilat mund te ndryshojnë te ardhmen tuaj njëherë e përgjithmonë. Beqaret ndryshe nga sa mund ta kishin imagjinuar do kenë fat ne dashuri. Buxheti do jete i kënaqshëm dhe shpenzimet e domosdoshme mund t'i kryeni pa frike. Logjika dhe maturia duhet te mbizotërojë ne çdo moment.
AKREPI24. tetor - 22. nëntor
Ne krahët e partnerit do ndiheni pafundësisht te lumtur sot. Nuk do keni as mosmarrëveshjen me te vogël me njeri-tjetrin dhe buzëqeshja do mbizotërojë. Beqaret me mira ta marrin jetën ashtu si t'iu vije sepse me inat asgjë nuk del mire. Ne planin financiar fati do jete gjithë kohës ne anën tuaj. Peritoni nga rasti për te hequr disa para mënjanë sepse do ua keni nevojën shume shpejt.
SHIGJETARI23. nëntor - 21. dhjetor
Asgjë e keqe nuk do ndodhe sot ne jetën tuaj ne çift prandaj sa me shume t'i shprehni ndjenjat aq me shume emocione e kënaqësi do përjetoni. Beqaret duhet te jeni me te vetëpërmbajtur sepse përndryshe do bëjnë gabime te mëdha. Ne planin financiar mundohuni te jeni sa me te logjikshëm qe te mundeni ne mënyrë qe gjithçka t'iu ece si duhet.
BRICJAPI22. dhjetor - 20. janar
Mirëqenia, mirëkuptimi dhe komunikimi do mbizotërojnë sot ne jetën tuaj ne çift. Marrëdhënia me partnerin nuk do jete e mire, por e shkëlqyer. Beqaret qe kane kohe qe kane ëndërruar për ndryshime te mëdha, sot do kenë ditën e tyre me te begate. Për financat nuk do jete periudhe shume e begate, megjithatë me një menaxhim me te kujdesshëm do arrini te shmangni vështirësitë.
UJORI21. janar - 19. shkurt
Do keni mosmarrëveshje dhe zënka te njëpasnjëshme me partnerin tuaj gjate kësaj dite e për asgjë nuk do e ulni hundën. Do jeni te mërzitur dhe zymtësia do mbizotërojë ne fytyre. Beqaret nuk duhet te tregohen te pamatur sepse mund te vuajnë shume me pas. Me shpenzimet mundohuni te jeni sa me te kufizuar ne mënyrë qe t'iu mbeten disa para edhe për nesër.
PESHQIT20. shkurt - 20. mars
Planetët do ju bëjnë te kujdesshëm sot ju te dashuruarve dhe me ne fund do gjeni gjuhen e përbashkët me atë qe keni ne krah. Mosmarrëveshjet do duken kohe e shkuar për ju. Beqaret do jene me realiste se me pare dhe do afrohen me personat me te përshtatshëm. Pamja nuk është me e rëndësishmja ne jete. Me shpenzimet do jeni te palogjikshëm dhe mund te keni goxha tronditje.

Recent Posts

Loading...