Lexoni Me Shume

Loading...

Sunday, October 29, 2017

“Dëshira për jetë më është shuar”, mikesha rrëfen sekretin e Adelës pak përpara vdekjes

Ndarja e parakohshme nga jeta e moderatores së njohur Adelajda Xhamani ka qenë një lajm i trishtë për të gjithë.
Mbarë opinioni publik është prekur nga vdekja e saj në moshën 31-vjeçare për shkak të një ataku kardiak.
Ajo është gjetur pa jetë në banesën e saj në Tiranë ku jetonte e vetme.
Mikja e saj Dorina Mema ka postuar një fotografi të Adelës dhe kujton fjalët e fundit që e ndjera i ka thënë në një takim pak kohë përpara se të ndahej nga jeta.
“Nuk desha kurrë të lexoja këtë lajm o Adela bukur.. mu rrotullua qielli.
Nuk ka shumë kohë që më the: më jep pak forcë borxh se dhe forca për të zgjuar dëshira për jetë më është shuar!
E mbajte gjithë sikletin, sekretin tënd e nuk mërzite kurrë asnjeri. Kaq paska qenë e shkruar por shpresoj që të kesh qenë e lumtur për aq sa jetove o e bukra ime. See you in paradise my friend” shkruan Dorina Mema në Instagram.

Recent Posts

Loading...