“DASHURI E PAFUND”/ Zeynep tregon marrëdhënien me Nihanin jashtë serialit

59585
Edhe pse në serial disa nga aktorët nuk i kanë raportet dhe aq te mira, në realitet duket ndryshe.
Hazal Filiz Tunali e cila e luan rolin e Zeynep, është e dashuruar pas bashkëshortit të Nihanit, rolin e të cilës e luan aktorja Neslihan Atagul, andaj edhe vërehet një antipati ndaj njëra-tjetrës. Por realiteti nuk është kështu. Në një postim të fundit në Instastory Hazal e ka dëshmuar se e ka për zemër, Neslihanin.
Aktorja turke ka publikuar një fotografi në të cilën shihet se po e lexon një revistë në kopertinën e së cilës është kolegia e saj, Neslihan. “Bebe”, ka shkruar aktorja sipër fotografisë së publikuar, të cilës i ka bashkangjitur edhe një zemër.
Powered by Blogger.