Loading...
Home » , » Çorbë me patate

Çorbë me patate

Çorbë me patate

Kjo çorbë me patate është një alternativë e mirë për drekën e sotme. Mësoni si ta përgatisni me anë të recetës më poshtë:
Përbërësit:
1 tufë majdanoz
1 lugë gjelle me miell
700 gram patate
250 gram mish të grirë
9 qepë të vogla
2 thelpi hudhra
1 gotë me lëng mishi
kripë,piper

Përgatitja:
Në një tigan me nxehtësi mesatare skquni mishin me qepët e grira imët. Njëkohësisht i shtoni edhe hudhrat. Pasi të jenë skuqur i hiqni nga zjarri dhe në po të njëjtin tigan shtoni miellin dhe masën me mish që përgatitëm pak më parë. Gradualisht i shtoni edhe lëngun e mishit. Trazojini mirë.
Merrni patatet. I qeroni dhe i prisni kubikë. I skuqni në një tigan me kripë piper, lëngun e mishit që ngeli dhe me majdanoz të grirë imët.
Në fund i shtoni sipër masën me mish të grirë dhe i trazoni mirë. Çorba me patate është gati!/ Copyright GatimeTradicionale.Com / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit
Share this article :

Lexoni Me Shume