Gatime Tradicionale Shqiptare

Gatime Tradicionale Shqiptare

Keshilla

Loading...

Çmenden fansat e “Si ta quaj këtë dashuri”/ Sanaya Irani producente e sezonit të 4-t

Barun-Sobti-Sanaya-Irani-Iss-Pyaar-Ko-Kya-Naam-Doon-3
“Si ta quaj këtë dashuri”, radhitet në serialet më të ndjekur në Indi. Së fundmi ky serial po transmetohet edhe në Evropë e Lindjen e Mesme. Pas sezonit të parë, të cilin po e ndiqni aktualisht në TV Klan, në vitin 2015 regjisori i solli edhe njëherë aktorët në ekran për sezonin e dytë me titull “Si ta quaj këtë dashuri Ek Jashn (Të lumtur përgjithmonë)”. Sezoni i dytë nuk zgjati shumë, kështu që këtë vit regjisori vendosi të sillte edhe sezonin e tretë. Mirëpo ky i fundit nuk u prit aspak mirë nga fansat sepse në rol kryesor nuk ishte më Sanaya Irani (Kushi), por vetëm Barun Sobti (Arnav) së bashku me një aktore tjetër. Këtij seriali i ra shikueshmëria dhe regjisori vendosi që këtë muaj t’i japë fund. Këtë e ka konfirmuar edhe vetë aktori Barun Sobti. Megjithatë lajmi që po përhapet së fundmi në Indi është se së shpejti do të vijë edhe “Si ta quaj këtë dashuri” sezoni 4. Duke parë që fansat e kanë kërkuar me insistim në këtë serial, Sanaya Irani ka vendosur të jetë vetë producente e sezonit të 4. Deri tani këto lajme kanë mbetur thjesht thashetheme. Mbetet vetëm të shihet nëse aktorja do i konfirmojë këto lajme apo jo. Ne shpresojmë që po!

Keshilla