Loading...
Home » » Çifti i Big Brother në krizë, flet Bernardi: Çfarë u bë shkak i sherrit

Çifti i Big Brother në krizë, flet Bernardi: Çfarë u bë shkak i sherrit



Xheni dhe Bernardi, çifti i “Big Brother 9”, siç duket po pwrjetojnw njw krizw, qw mund t’i çojw dhe drejt ndarjes.
Në fakt, gjatë kësaj jave, Xheni dhe Bernardi nuk kanë publikuar asnjë foto së bashku, ndërsa Benardi edhe postimet e tjera i ka pasur në numër të kufizuar. Por nga ana tjetër, Xheni nuk harron ta “thumbojë” në një farë mënyre me anën e postimeve të saj ku duket zemërthyer dhe të cilat duket se i referohen Benardit. Ndërkohë që djali nga Laçi, u shpreh se po kalonin një krizë në çift dhe nuk i dihet se çfarë do të ndodhte më pas. N
ga ana tjetër është Xheni, e cila duket më e pikëlluara dhe e mërzitura për këtë situatë që po kalojnë, gjykuar edhe nga postimet e saj në rrjete sociale.
E kontaktuar për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare”, Xheni nuk ka preferuar të flasë për momentin duke thënë se është vetëm një zënkë, e cila do të kalojë. Nga ana tjetër, Bernardi në një prononcim për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare” e mendonte njësoj si Xheni situatën e krijuar duke shtuar se për shkak të disa postimeve, për faj të saj, janë ngritur shumë fjalë e zëra lidhur me marrëdhënien e tyre në çift.
Çfarë mund të më thuash për gjendjen e krijuar midis jush?
Ato gjëra që janë publikuar, janë publikuar për faj të Xhenit, një italisht e një anglisht para një jave në “Instastory”. Nga këto postime njerëzit kanë gjetur shkak dhe kanë nisur të flasin.
Ju jeni zënë apo jeni ndarë përfundimisht?
Ne jemi zënë. Për t’u ndarë, kjo ende s’dihet.
A jeni munduar të pajtoheni, meqë është veçse një zënkë?
Përçapje janë bërë, por ende vazhdojmë të zënë.
Ju jeni një çift që konkurroni në “Dance with me”, duke qenë se jeni të zënë, e keni problem që kërceni bashkë, duke qenë se dhe aty nuk dukeni se keni hatërmbetje ndaj njëri-tjetrit?
Po normal që nuk do sillemi si të zënë. Se s’duhet të duket asnjë nga ne arrogant e të mbajë mëri. Respektojmë formatin televiziv. Ne jemi të zënë jo të ndarë. Po të ishim të ndarë do të kishim më siklet.
Nuk e keni problem që kërceni bashkë edhe pse të zënë?
Problem është pak. Përderisa je i zënë dhe kërcen e rri prapë me të, ka pak problem.
Megjithatë në orët e vona të mbrëmjes që lamë pas ajo ka publikuar një tjetër thënie në “Instastories” që na bën të mendojmë se “stuhia” ka kaluar. “Ndaheshim të paktën njëherë në javë, “përgjithmonë”, pastaj nuk e dinim si arrinim të bënim paqe përsëri,”-shkruhet në foton e publikuar nga Xheni, ndërkohë që ajo e ka shoqëruar me një emojin e zemrës. Ende nuk dihet nëse çifti i ka dhënë fund zënkës së tyre dhe janë pajtuar. Megjithatë duket se gjithçka mbetet për t’u parë në mbrëmjen e kësaj të hëne në show-n “Dance with me”. Urojmë që çifti t’i ketë dhënë fund një zënke të filluar për më shumë se një javë dhe të rikthehen të dashuruar si më parë.
Share this article :

Lexoni Me Shume