Gatime Tradicionale Shqiptare

Gatime Tradicionale Shqiptare

Keshilla

Loading...

3 maska me ujë SHIU për FLOKË të gjatë & të bukur…



Nuk eshte fare rastesi ky postim me shi 😅, besoj te gjitha ju u ngritet dhe direkt po kerkonit cadrat dhe ju shkoi mendja tek floket se si i katandis kjo lageshtita. Ne fakt uji i shiut nuk eshte gjithmone i keq perkundrazi sot do tju tregoj disa maska me une shiu per floke te shendetshem, plot shkelqim dhe rriten me shpejt.
1.Maske me uje shiu dhe kamomil
Marim 5 luge kamomil edhe i veme te ziejne ne gjysme liter uje shiu edhe i lejme te ziejne 15- 20 minuta.Perdoret per ato qe kane floke te hapur ose per ato qe duan te celin ngjyren. Per ata qe duan perdoret kjo procedure :
Pasi e keni lare mire me shampo shplarjen e fundit e beni e kete maske edhe rrini rreth 30 minuta ne diell. Efekti i menjehershem !
2.Maske uje shiu dhe hithra
Marrim 4/5 dege hithre edhe i leme te ziejne ne 1 liter uje shiu deri ne 15 -20 minuta
Pasi mbaron procesi i valimit e vendosim ne floke .Me kete behet shplarja e fundit. I jep flokeve shkelqim, butesi dhe eshte bje balsam bio.
3.Maske me uje shiu dhe rozmarine
Marrim pak rozmarine e veme te ziejme ne 1 liter uje edhe e leme te ziejne per 10 minuta .
Pasi mbaron procesi i valimit dhe pasi te jete ftohur uji e vendosim ne floke.Me kete behet shplarja e fundit. Ndihmon floket te rriten me shpejt, ndalon renien e tij dhe sigurisht qe i jep shuuume shkelqim.

Keshilla