Gatime Tradicionale Shqiptare

Gatime Tradicionale Shqiptare

Keshilla

Loading...

2 mollë, 1 limon dhe pak tërshërë. Përgatituni të humbisni peshë

2 mollë, 1 limon dhe pak tërshërë. Përgatituni të humbisni peshë

Humbja e peshës bëhet akoma më e lehtë nëse ju njihni pijen me tre përbërës super aktivë. Kombinimi i këtyre përbërësave ndihmon në alkalizimin e trupit tuaj, eliminimin e kolesterolit, heqjen e toksinave dhe mbrojtjen nga goditja në zemër.
Megjithëse ka disa njerëz që mendojnë se marrja e frutave mund të rrisë “rrezikun” për të shtuar në peshë, kjo nuk është e vërtetë, pasi çdo frut është mirë të përfshihet në dietën tonë, në sasitë e lejuara. Mes frutave që na ndihmojnë të humbasim peshë është edhe molla.

Pse molla jeshile rekomantohet më shumë?
Molla jeshile është e pasur me vlera ushqyese dhe nëse konsumohet shpesh, na mundëson humbjen në peshë.
-Molla jeshile siguron shumë fibra diete dhe kjo është thelbësore për dy arsye: ndihmon në rregullimin e lëvizshmërisë së zorrëve dhe ndihmon për të kontrolluar më lehtë oreksin, për shkak të efektit të saj të ngopjes.
Ajo është një burim i rëndësishëm i vitaminës B, që është  thelbësore për të metabolizuar siç duhet lëndët ushqyese dhe sidomos karbohidratet. Vitaminat B parandalojnë karbohidratet të konvertohen në yndyrë.
Meqë ju i dini të gjitha përfitimet e mollës jeshile për të humbur peshë, hani mirë dhe mos harroni të konsumoni këtë frut çdo ditë.
Përbërësit:
-125 gr tërshërë
-Gjysmë litri ujë
-1 Limon
-2 Mollë (mundësisht jeshile)
Përgatitja dhe përdorimi:
Pritini mollët në copa të vogla. Hidhni ujin dhe vendosni mollët e copëtuara në blenderin tuaj. Më pas shtoni përzierjen në një enë dhe shtrydhni lëngun e limonit.
Ky lëng duhet të konsumohet çdo ditë për një javë rresht.


Kliko mbi Reklame te shikosh videon Per me Shume! 


Copyright GatimeTradiconale.Com / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit

Keshilla