Gatime Tradicionale Shqiptare

Gatime Tradicionale Shqiptare

Keshilla

Loading...

Torte me pankek

Torte me pankek

Përbërësit

2 vezë
5 lugë të gjellës sheqer
1,5 gota qumësht
1 vanilje
1 Pluhur pjekje
2 gota miell
gjysmë gote fëstek
PËRMBI
100 ml Krem
100 gr çokollatë
1 shllag krem
gjysme gote të çajit qumësht

 Hapat

1
Të gjithë përbërësit e pankekut përveç fëstëkut i derdhni në një enë dhe i përzieni rreth 7 minuta.
2
Pastaj ia shtoni fëstëkun dhe e vazhdoni përzierjën, filloni të derdhni nga glazura e pankekut në tigan që nuk ngjet.
3
Në temperaturë mesatare i pjekëni në të dy anët, deri në përfundim të gjithë glazurës së pankekut e aplikoni mënyrën e njejtë të pjekjës.
4
Kremin e pankekut e derdhni në një tenxhere dhe e ngrohni pak, e largoni nga zjarri dhe ia shtoni çokollatën për tu shkrier, krem shllagun e përgatisni me gjysmë gote të çajit qumësht.
5
Pas shkrirjës së çokollatës e merrni dhe e vendosni në frigorifer të qëndroj pak minuta.
6
Pastaj e vendosni në një enë pankekun dhe përmbi ia derdhni kremin, pas kremit ia vendosni edhe një pankek dhe këtë metodë e aplikoni deri sa të arrijë sasia 5-6 kat me pankeka.
7
Përmbi ia derdhni çokollatën e përgatitur me fëstëk dhe tortën e përiftuar e vendosni në frigorifer të qëndroj rreth 2 orë.
8
Ju bëftë mirë!

Keshilla