Supë e ftohtë me kos dhe erëza



Kjo është receta më e mirë e supës me kos. E shijshme, e lehtë, ushqyese dhe me aromë të mirë. Për më tepër, provoni ta gatuani në shtëpi.
Përbërësit:
1 ½ gota kos, 1 vezë, ½ gotë oriz i bardhë, 1 kuti qiqra (të konservuara),2 gota spinaq,¾ gotë koriandër e freskët, ¾ gotë mente e freskët, ½ gotë kopër e grirë, 4 gota ujë, kripë,
piper i zi
Përgatitja:
Në një enë mesatare rrihni kosin dhe vezën sëbashku me 4 gota ujë. Hidhni më pas orizin dhe vendosini në zjarr të ziejnë.
Shtoni qiqrat dhe gatuajini për 15 minuta. Hidhni spinaqin, erëzat e grira, pak kripë dhe piper të zi.
Tranferojeni supën në një tas të madh. Vendoseni në frigorifer të ftohet për 4 orë.
Servireni edhe me më shumë erëza, sipas dëshirës.
Powered by Blogger.