Speca të kuq me vaj

Speca të kuq me vaj

Përbërësit

5 kg specate kuqe
2 hudhra
1 tufe magdanoz
2 karrota
PËR SHELLIREN:
250 ml ujë
250 ml vaj
250 ml uthull9%
250 gr sheqer
biberi zi kokerr
200 gr kripë
5 gr konzervans


 Hapat

1
Specat i pasrojme nga bishtat dhe farat.
2
Ne nje ene qesim ujin,vajin,uthullen,kripen,sheqerin dhe veme te vloje.
3
Ne masen qe vlon shtojme nga 4-5 speca,leme per nga 1-2 minuta,largojme dhe qesim ne nje ene te cilen e mbyllim menjhere.
4
Pasi te kem perfunduar me marinimin e specave,marim enen ne te cilen do ti konzervojme specat qofte ajo e qelqit te sterilizuar,ose plastike e dezinfektuar me thelp hudhre tere sipefaqen e mbrendshme te enes,dhe fillojme me renditjen e specave.
5
Ne fund te enes qesim pak konzervans,thelp hudhre dhe specat duke shtuar thelpinje hudhre dhe karrote e magdanoz.
6
Keshtu perserisim ne cdo 2-3 rreshta me speca.
7
Pasi te kem mbushur enet me speca(nga kjo mase dalin 3 kavanoze nga 2 l),pastaj shtojme nga shellira e mbetur dhe mbulojme kavanozet me nje pjate deri te nesermen ose derisa te ftohen mire.
8
Pastaj kontrollojme nese ka nevoje per shellire shtese(shelliren e mbetur mos e humbasni)
Pastaj mbyllim mire kavanozet,dhe leme ne vend te fresket
Powered by Blogger.