"SI TA QUAJ KETE DASHURI"Nuk mund ta besoj , sezoni i 3 jo sanaya (KHUSHI)



Eshtë e rrallë për një serial indian që të ketë tre sezone, por falë fansave besnikë produksioni ka arritur të mbijetojë për një kohë mjaft të gjatë në ekrane. Në fillim të 2017-ës u përhap fjala për një projekt të ri të mundshëm me të njëjtin titull dhe me të njëjtin produksion.

 Por për fat të keq shumica e aktorëve që janë në sezonin e ri nuk janë ata në dy sezonet e para. Midis shumë personazheve, mungon edhe Sanaya Irani (Kushi).

 Dhe për këtë Barun Sobti (Arnav) është shprehur i mërzitur Barun Sobti është rikthyer në televizion me vazhdimin e serialit “Si ta quaj këtë dashuri” dhe kësaj here quhet Advay Raizada. Ai u pyet rreth personazhit të tij.

“Personazhi im quhet Advay Raizada, nuk ka shumë lidhje me Arnav Raizada (personazhi në sezonin e parë). Karakteri im është më shumë si antihero me një të shkuar tragjike. Ai është tipi i njeriut që nuk përmbahet. Disa gjëra mund të jenë të papëlqyeshme por ai vazhdon i bën. Ka një anë të errët tek ai”.
Romanca e tij me Sanaya Irani në sezonet e mëparshme të “Si ta quaj këtë dashuri”, është vlerësuar shumë. Në sezonin e ri ai nuk është çiftuar me Sanaya por me Shivani Tomar.
“Sanaya dhe unë jemi miq vërtetë të mirë. Si një kolege dhe për faktin që ajo është aq e talentuar, do të më mungojë shumë, pa dyshim, duke qenë se edhe kimia mes nesh ishte shumë e mirë. Ne kemi mbetur miq edhe pas shfaqjes dhe takohemi shpesh. Tani po shpresoj që të mund të krijoj magjinë me Shivanin. Ajo është një aktore shumë premtuese”.
Shivani gjithashtu ka folur për rolin e saj të ri.
“Po, do të jem protagonistja femër e sezonit të tretë të “Si ta quaj këtë dashuri”, përkrah Barun Sobti. Jam shumë e ekzaltuar për shfaqjen dhe personazhin tim. Eshtë një rol ndryshe dhe mezi po e pres rrugëtimin”.
Sanaya nuk do të jetë më pjesë e serialit. Kjo pasi aktorja momentalisht është duke xhiruar për një tjetër serial “Nach Baliye”. Ajo shprehet se është e lumtur për sezonin e ri dhe zemërthyer për faktin që nuk ka mundësi të jetë pjesë e tij.
“Mua njerëzit më identifikojnë si Kushi. Nëse personazhi yt mbahet mend edhe pasi shfaqja është ndërprerë nga transmetimi, kjo do të thotë se ke bërë një punë të mirë”.
Nga na tjetër, aktorja shprehet se mendon se do të ishte e padrejtë që ajo të bëhej pjesë e serialit sërish pranë Barun. Ajo thotë se ata se bashku duhet të shihen gjithmonë si Arnav dhe Kushi.
“Disa personazhe janë më mirë të lihen ashtu siç kanë qenë në fillim sepse vetëm kështu mund të mbahen mend gjatë. Nëse përsëriten vazhdimisht e humbasi shkëlqimin e tyre”.
Powered by Blogger.