Loading...
Home » » "Si ta quaj kete Dashuri?" Perbledhje Javore...

"Si ta quaj kete Dashuri?" Perbledhje Javore...

Arnav i kërkon Anxhalit që ceremonia Mehendi të zhvillohet në shtëpinë Raizada. Djemtë gjejnë mënyra nga më të ndryshmet për t’u bërë pjesë e ceremonisë dhe për të parë vjedhurazi të dashurat e tyre. Nand Kishore maskohet si femër dhe futet në ceremoni. Sigurisht që gratë e kuptojnë këtë gjë dhe Nand fajëson Arnavin. Anxhali sigurohet që Pajal të ketë një stilist ekskluziv për mehendin e saj, por Manorama dëshiron që i saji të bëhet i pari. Gabimisht në dorën e Kushit shkruhet emri i Arnav. Gjyshja i dhuron Pajalit një sari madhështor të kuq dhe një varëse që e kanë mbajtur nuset e familjes. Manorama lëndohet shumë kur e shikon këtë gjë. Kushi dhe Anxhali qortojnë ashpër Arnavin për faktin se ai zhduket papritur. Pajal i shërben çaj në dhomë Manoramës. Manorama përfiton nga kjo mundësi për t’i bërë asaj të ditur se pas dasmës Pajal do të jetë gjithmonë në shërbimin e saj. Kushi përpiqet të fshijë shkronjën A nga dora. Arnav dëgjon mesazhin që Kushi i ka lënë në telefon, ku i kërkon falje. Ai shikon shkronjën A në dorën e saj dhe fillon ta pyesë.
Kushi hedh byzylykët e Pajal në pishinë dhe hidhet për t’i marrë ato. Arnav e puth atë dhe e sfidon që ajo t’i kthejë puthjen. Anxhali shikon shkronjën A në dorën e Kushit dhe fillon të bëjë plane me gjyshen për të afruar Arnavin dhe Kushin.
Madhumati çon Kushin në shtëpinë Raizada për të çuar kostumin e Akashit, Kushi flirton me Nand Kishore për të bërë xheloz Arnavin. Sham projekton një tjetër kurth vdekjeprurës për Anxhalin. Nani dhe Anxhali janë të lumtura ndërsa vërejnë se Arnav dhe Kushi kanë ndjenja për njëri-tjetrin. Ato shtiren se po përpiqen të rregullojnë Kushin me Nanda Kishore që Arnavi të bëhet xheloz dhe të pranojë se e dashuron. Shashi bekon Pajalin me dorën e tij të paralizuar dhe i habit të gjithë. Sham bën një tjetër tentativë për të vrarë Anxhalinë. Anxhali dhe Nani ia dalin mbanë që të shtyjnë Arnavin të pranojë se ka ndjenja për Kushin. Arnav shkon të kërkojë Kushin. Gjatë rrugës ai shkon një aksident dhe mëson se një grua dhe një burrë kanë të lënduar. Ai gjithashtu shikon byzylykët dhe këpucët e Kushit në vendngjarje. Gjyshja kërcënon se do të largohet dhe do të shkëpusë çdo lidhje me familjen Raizada nëse Manorama nuk pranon dhe trajton Pajalin si nusen e saj.
Arnav çlirohet pasi kupton se Kushi është shëndoshë e mirë. Mirëpo e zë paniku kur shikon se ajo është lënduar. Akashi i kërkon falje Pajalit që nuk i ka treguar për martesën e dështuar të Manoramës. Arnav fashon plagët e Kushit. Sham mërzitet pafund kur mëson se Arnav dhe Kushi kanë ardhur bashkë në shtëpi. Anxhali dhe gjyshja gëzohen. Planet e tyre po ecin. Arnav lumturohet kur shikon se Kushi ka vendosur byzylykët që i ka blerë ai. Nga ana tjetër ai nuk e pranon se i ka blerë vetë byzylykët. Kushi i thotë Anxhalisë së nuk i pëlqejnë fare por i ka vënë kot. Qëllimi i saj është që Arnav të pranojë se i ka blerë ai. Manorama fillon të ngacmojë familjen Gupta për faktin se nuk është bërë asnjë përgatitje për dasmën. Arnav dërgon rrobat e nuses që të shohë Kushin. Arnav kupton se dashuron Kushin. Gjatë këtij takimi çifti kalon një moment intim romantik
Share this article :

Lexoni Me Shume