“SI TA QUAJ KETE DASHURI”/ Kushi dhe Arnav martohen papritur, të gjithë i kthejnë shpinën e mohojnë nusen; Ja ç’do të ndodhë këtë javë

Arnav-and-Khushi-iss-pyar-ko-kya-naam-doon-32931000-500-375

Arnav urdhëron Kushin të qëndrojë në shtëpinë e tij për 6 muaj, duke mbajtur rolin e gruas së tij. Manorama shfrytëzon mundësinë për të sulmuar familjen Gupta, nisur nga veprimet e Kushit. Gjyshja dhe Anxhali i kthejnë kurrizin Kushit pasi duke zgjedhur këtë mënyrë për t’u martuar, i ka ulur vlerën martesës. Madhumati gjithashtu sulmon Kushin që ia ktheu me poshtërim ndihmën e tyre. Pajal e mohon atë si motër. Familja Raizada ndihet e shkatërruar pak kësaj martese kaq të nxituar. Kushi i thotë Arnavit se e shndërroi sërish në jetime pasi të gjithë i kanë kthyer shpinën. Ajo kërkon të dijë se pse ai e detyroi të martoheshin bashkë.
Arnav nuk pranon t’i përgjigjet. Ai paralajmëron Sham që të mos i afrohet Kushit dhe i kujton se ajo është tashmë gruaja e tij. Pajal refuzon çdo kontakt me Kushin. Manorama i ngacmon për këtë fakt. Sham konfrontohet me Kushin pasi ajo e tradhëtoi duke u martuar me Arnav. Gjyshja nuk arrin ta përballojë situatën dhe sëmuret. Ajo nuk pranon të flasë me Kushin. Arnav kërcënon se do të largohen nga shtëpia nëse familja nuk e pranon martesën e tyre. Anxhali dhe gjyshja vendosin të mos e falin Arnavin për poshtërimin. Anxhali organizon një mbledhje familjare dhe deklaron se Kushi nuk do të pranohet si nusja e familjes Raizada, derisa të bëhen ritualet sipas zakonit. Ajo i dhuron Kushit një fustan nusërie dhe bizhuteri. Kushi kujton ëndrrat për dasmën e saj dhe kur shikon realitetin nis të qajë. Anxhal mirëpret Arnva dhe Kushin. Ai është i detyruar ta mbajë në krahë dhe ta fusë në shtëpi. Anxhali çon Kushin në dhomën e Arnav. Arnav e këshillon atë që të duket si e lumtur para familjes së tyre.
Më vonë ai shikon Kushin që dridhet nga të ftohtët dhe i ofron një batanije./ 
Powered by Blogger.