Loading...
Home » » Shurupi me panxhar që “ndrit” pasqyrën e gjakut për gjithë vitin

Shurupi me panxhar që “ndrit” pasqyrën e gjakut për gjithë vitin



Pasqyra e plotë e gjakut është analizë themelore laboratorike e gjakut, e cila bëhet për vlerësimin e përgjithshëm të gjendjes shëndetësore dhe për zbulimin e çrregullimeve të ndryshme, siç është anemia, infeksioni, sëmundjet virusale, gjendjen e ushqyerjes së organizmit dhe ekspozimin ndaj materieve toksike. Me këtë analizë të gjakut krijohet një pasqyrë e numrit dhe kualitetit të eritrociteve, trombociteve dhe leukociteve. Që ju të keni një pasqyrë optimale të gjakut përgjithmonë, ju rekomandojmë recetën e mëposhtme, një shurup që duhet marrë 2 herë në vit, për rreth 20 ditë, me stomakun bosh, në mëngjes… Ju rekomandojmë që, para se të nisni kurën, të bëni analizat e gjakut dhe t’i ripërsërini pas terapisë 20 ditore, për të parë efektet.
PËRBËRËSIT
1 kg panxhar
gjysmë kilogrami karota,
lëngu i një limoni,
2-3 portokaj,
2 mollë të tharta dhe
500 gramë mjaltë livadhi.
PËRGATITJA E SHURUPIT
Panxharin, karotat dhe mollët duhet t’i qëroni dhe t’i prisni në copëza të vogla, i hidhni në blender dhe merrni lëngun e tyre. Nga limoni dhe portokajtë, po ashtu të shtrydhni lëngun dhe ta përzieni me lëngun tjetër. Në fund shtoni mjaltin. Të gjithë përbërësit t’i përzieni mirë. Sasia e portokajve mund të jetë edhe më e madhe, sepse ato janë për shije dhe aromë. Shurupin ta vendosni nëpër shishe prej qelqi. Shurupin ta pini në mëngjes, në një sasi prej 1 dl (1 lugë gjelle), në stomak bosh. Siç e thamë, duhet vijuar për 20 ditë me radhë; cdo 6 muaj, pra 2 herë në vit.
Share this article :

Lexoni Me Shume