Gatime Tradicionale Shqiptare

Gatime Tradicionale Shqiptare

Keshilla

Loading...

REVANI ME NISESHTE


Është një ëmbëlsirë tradicionale shqiptare. Në zona të ndryshmë ka përgatitje të ndryshme, ajo që na duhet ne është si ta përgatisim thjeshtë dhe ta shijojmë sic duhet. Përbërësit e nevojshëm janë: 

° 2 kg qumësht
° 500 gr niseshte
° 500 gr sheqer
° 250 gr gjalp

Përgatija: 
Përzjejmë niseshten me sheqerin dhe shtojmë pak nga pak qumësht duke e trazuar vazhdimisht. E vendosim në zjarr dhe vazhdojmë ta trazojmë që të ketë masë të njëtrajtshme. Kur shohim që po trashet shtojmë gjalpin e mbajmë dhe 10 min në zjarr dhe pastaj e largojmë. Marrim një tepsi, e lyejmë me gjalp dhe hedhim masën e përgatitur. Për ta niveluar sipër marrim 1 lugë niseshte dhe 1/2 gotë qumësht i përzjejmë sëbashku dhe krijojmë një masë për të lyer duart që masa që hodhëm në tepsi të mos ngjitet në to dhe të marrë një drejtim.

Uroj tju pëlqej!

Keshilla