Loading...
Home » » Receta per pule me leng...

Receta per pule me leng...



Perberesit:
1 pule te fresket fshati
1 qepe te vogel
2 luge gjelle vaj
1 gjethe dafine
kripe
3 luge gjelle miell
2 thlpinj hudhra
salce domate
pak piper te zi
Pergatitja:
Ne nje tenxhere grijme imet qepen, i hedhim pak vaj, kripe dhe e skuqim derisa qepa te tret
Pulen e prere ne feta e skuqim sebashku me qepen, i hedhim pak uje dhe e veme te zieje, ketu hedhim edhe gjethen e dafines.
Pasi te zijehet pula, ne nje tigan skuqim miellin me vaj derisa te marre ngjyre te verdhe duke pasur kujdes qe te mos digjet e trazojme vazhdimisht.
Mbasi eshte skuqur mielli i hedhim hudhren e grire imet, dhe duke e trazuar i hedhim salcen e domates. E trazojme vazhdimisht qe mielli te mos behet kokrra duke i hedhur ngadale lengun e mishit te pules. E theksojme duke e trazuar vazhdimisht ne menyre qe mielli te mos behet kokriza por te perziehet ne menyre uniforme.
Mbasi te behet nje mase uniforme e hedhim ne nje tave, vendosim siper felat e mishit te pules.. I hedhim siper piper te zi dhe pak vaj ulliri ne siperfaqe dhe pak narden ( koncentrat kumbulle ) te holluar.
Taven e futim ne furre, ne 180 grade dhe e leme per 20 minuta sa pula te marre nje faqe dhe tava te krijoje nje cipe.
Ju befte mire!!
Share this article :

Lexoni Me Shume