Loading...
Home » » Pogaçe të shpejta me djathë dhe proshutë

Pogaçe të shpejta me djathë dhe proshutë



Përbërësit e nevojshëm:

 1 gotë jogurt
 2 gota miell
 1 gotë kaçkavall të grirë
 150 gr. proshutë
 1 lugë e vogël kripë
 1 lugë e vogël sheqer
 1 lugë e vogël sodë bikarboni
 Yndyrë apo vaj, sipas nevojës

Gatimi:

Nga mielli, jogurti, kripa, sheqeri dhe soda e bikarbonit bëjeni brumin.

Nga brumi bëni toptha dhe tëholloni me okllai.

Në njërin topth vendosni kaçkavallin e grirë (apo djathin e fortë) dhe një rreth proshute.

Hidhjani sipër topthin tjetër të tëhollur dhe bashkoni mirë skajet.

Kështu bëni edhe me topthat e tjerë të tëholluar.

Pogaçet fërgojini në fultere në vaj të nxehtë dhe në temperaturë mesatare, ndërkaq nga të dyja anët mbulojini me kapak.
Share this article :

Lexoni Me Shume