Gatime Tradicionale Shqiptare

Gatime Tradicionale Shqiptare

Keshilla

Loading...

PIDE ME MISH TË GRIRË

PIDE ME MISH TË GRIRË
Pideja mund të mbushet edhe me djathë, spinaq ose përbërës të tjerë sipas dëshirës suaj.
Përbërësit:
• 100 ml qumësht i vakët,
• 100 ml ujë i vakët,
• 500 gr miell,
• 1 qese majë e thatë,
• 1 lugë e vogël kripë,
• 1 lugë e vogël sheqer,
• 2 luga vaj ulliri,
1 të bardhët e vezës.
Përbërësit me mish:
• Speca të kuqe djegës (sasi sipas dëshirës),
• 1 domate,
• ½ gotë salcë domatesh,
• 500 gr mish i grirë,
• 1 qepë te kuqe, 1 qepë te bardhë,
• ½ gotë salcë domatesh,
• ½ spec i kuq i prerë,
• kripë, piper i zi, speca djegëse.
Përgaditja:
Përzini majën(e bukes) me sheqer dhe pak ujë dhe lëreni që të vijë. Përzini miellin me kripë dhe shtoni majën, pastaj bejeni brumin së bashku me përbërësit e tjerë. Brumi duhet të jetë elastik dhe nuk duhet të ngjitet. Lëreni për një orë që të vijë.
Përzierje me mish: prisni qepën dhe skuqni me vaj, pastaj shtoni specin e prerë dhe fërgoni pak, pastaj shtoni mishin e grirë, domaten dhe erëzat. Përzierja duhet të jetë e dendur dhe nuk duhet të zihet shumë, sepse do të piqet më vonë.
Ndajeni brumin në 10 pjesë ose sipas dëshirës suaj, bejeni në formë ovale(elipse), mbushni me përzierjen e mishit dhe mbuloni nga majat.
Lërini në tavë, lyeni me të verdhen e vezës dhe piqni në temperaturë prej 180 gradësh, përafërsisht 20-25 minutash. Kur të jenë gati, lyeni me gjalpë të shkrirë.
Ju bëftë mirë

Keshilla