Gatime Tradicionale Shqiptare

Gatime Tradicionale Shqiptare

Keshilla

Loading...

Pastroni natyrshëm qimet që rriten përbrenda



Qimet që rriten nën lëkurë mund të shkaktojnë komplikime të rënda, të tilla si acarimi, formimi i puçrrave, ose në raste më të rënda edhe ciste. Prandaj, duhet të përdorni disa mjete, mundësisht pa kimikate, për eliminimin e tyre. Në këtë artikull do të gjeni mënyra për t’i hequr ato natyrshëm.
Në shtëpi mund të gjeni një ilaç shumë të thjeshtë, nëqoftëse qimet nuk janë përflakur në mënyrë dramatike. Në të kundërt, nëqoftëse shihini një lloj puçrre të kuqe, duhet të merrni mendimin e një mjeku. Metoda më e lehtë për të hequr qimet e futura në mish është heqja fizike e e tyre, kështu armatosni veten me një piskatore dhe përpiquni të fërkoni lëkurën disa herë, deri në heqjen e problemit. Në mungesë të një piskatoreje, mund të përdorni një gjilpërë. Por kujdes, gjiloëra duhet të dezinfektohet mirë para se të procedoni.
Mund të përdorni edhe vajra. Pasi të keni tharë lëkurën, e lyeni sipër me vajra natyrore, të tilla si vaji i bajames. Në treg do të gjeni edhe disa kremra natyrorë, me të cilët duhet të lyheni pas dushit, sipas nevojave të lëkurës. Gjithmonë duhet të tregoni kujdes dhe sigurohuni që lëkura të jetë e qetësuar. E lini të paktën 15 minuta para se të përdorni kremrat ose vajrat. Një krem ose vaj me bazë lulesh mund të nxisë shërim më të shpejtë, nëqoftëse keni disa plagë të vogla të shkaktuara nga piskatorja ose gjilpëra. /shije.al

Keshilla