Gatime Tradicionale Shqiptare

Gatime Tradicionale Shqiptare

Keshilla

Loading...

Mishin e pulës me kos duhet ta gatuani vetëm kështu



Mishin e pulës me kos duhet ta gatuani vetëm kështu, sepse është mënyra më e mirë dhe më e shëndetshme. Këta janë përbërësit që ju duhen dhe receta e duhur.
Përbërësit:
600 gr mish pule,400 gr kos,4 qepë,2 speca djegës,4 speca,2 lugë gjelle xhenxhefil,4 thelpinj hudhër,3 lugë gjelle vaj ulliri, nenexhik, kripë, piper i zi
Përgatitja:
Në një tas të madh shtoni kosin, specat djegës të prerë në copa të vogla, pak kripë dhe piper të zi dhe përziejini sëbashku.
Shtoni në të mishin e pulës dhe lërini për rreth gjysmë ore në mënyrë që të marinohen. Vendosni një tigan me vaj ulliri në zjarr dhe më pas shtoni në të qepën dhe specat e prerë dhe kaurdisini për disa minuta.
Hidhni më pas xhexhefilin dhe hudhrat e copëtuara dhe gatuajini edhe për 5 minuta.
Më pas shtoni copat e pulës të marinuara dhe skuqini për disa minuta nga të dyja anët, derisa të marrin një ngjyrë të artë. Hidhni në tigan kosin e mbetur dhe lërini të ziejnë për rreth 10 minuta.
Pas kësaj tranferojeni në një pjatë për servirje dhe shërbejeni me nenexhik.
Përshtati: Genta Dobra

Keshilla