Mike ne Aktrim, Armike ne Jeten Reale! Njihuni me dy Aktoret te njohura Indiane!!(Foto)



Të dyja aktoret janë bërë të njohura në telenovelën “Bidai”, që transmetohet në Tv Klan. Sara Khan (Sadna) dhe Parul Chauhan (Ragni) në jetën reale kanë qenë rivale, por pas kësaj telenovele, për arsye të bashkëpunimit të ngushtë në rol, marrëdhënia e tyre u përmirësua.
Në këtë telenovelë suksesi i tyre ka qenë i jashtëzakonshëm. Vajzat ishin shndërruar në dy binjake siameze tepër të njohura për publikun.

Megjithatë, një burim thotë se personazhet kryesore të telenovelës “Bidai” kanë qenë të ftuar në një emision televiziv për të ndarë eksperiencën e tyre me publikun, ndërkohë që Sadna dhe Ragni nuk janë bashkuar me pjesën tjetër të aktorëve.
Thuhet se sërish mes tyre ka lindur një armiqësi, ndaj përpiqen që të evitojnë praninë e njëra-tjetrës.
“Është me të vërtetë e çuditshme, pasi zakonisht aktoret që luajnë në të njëjtin serial lidhen shumë së bashku ndërsa në këtë rast është e kundërta”,- shprehet producenti Rajan Sahi në lidhje me marrëdhënien mes dy aktoreve.
Producenti gjithashtu ka theksuar se të dyja aktoret para pak kohësh firmosën një kontratë për të qenë pjesë e serialit aktual, “Aur Pyaar Ho Gaya”, por krejt papritmas ka patur një ndryshim, pasi Sadna dhe Ragni kanë hequr dorë për të punuar sërish bashkë.
Powered by Blogger.