Maska IDEALE për eleminimin e NJOLLAVE KAFE në fytyrë…



Maska IDEALE për NJOLLAT KAFE në fytyrë…

Njollat në fytyrë janë një shqetësim i vërtetë për femrat veçanërisht në stinën e pranverës, pasi dielli i kësaj periudhe priret që ti stimulojë më tej.

Edhe në fazën e shtatzënisë ndodh që të shfaqen shpesh njolla të tilla, kryesisht në pjesën poshtë hundës dhe sipër buzës, por edhe në faqe.

Për të shpëtuar nga këto njolla të cilat nuk janë aspak të këndshme, ekziston një maskë e cila mund të përdoret lehtësisht në kushtet e shtëpisë.

Realizimi i kësaj maskë kërkon një kokërr limoni, i cili i shtrydhur duhet përzjerë me 100 gramë kos natyral. Kjo masë pasi të jetë përzjerë dhe të jetë bërë homogjene duhet aplikuar në fytyrë, duke u mbajtur për 30 minuta.

Pas kësaj shpëlajeni fytyrën mirë me ujë të bollshëm por pa detergjent pastrues, vetëm me ujë. Kjo maskë në fazën e parë duhet përdorur një herë në ditë, ndërsa më tej me shënimin e përmirësimeve të para, duhet përdorur vetëm një herë në javë.

Powered by Blogger.