Gatime Tradicionale Shqiptare

Gatime Tradicionale Shqiptare

Keshilla

Loading...

‘Lidhja e dashurisë’ që tronditi fansat, flasin Damiano dhe Sidrita

IMG_9387

Pritja e përzemërt në aeroport dhe disa postime në Instagram nga ana e saj ku dallohet qartë shkronja ‘D’… Kaq mjaftoi që gjithëkush të kuptonte se Damiano dhe Sidrita, dy ish-banorët e ‘Big Brother 9’, janë në një lidhje dashurie. Megjithatë, një gjë e tillë duket se nuk është e vërtetë dhe këtë e kanë konfirmuar për ‘Xing.al’ të dy personazhet.
Si Damiano ashtu edhe Sidrita thanë për ‘Xing.al’ se nuk është e vërtetë se ka diçka mes tyre. ‘Janë thjesht zëra dhe aludime. Nuk ka diçka mes nesh përveçse shoqëri dhe respekt, gjë që e kemi pasur edhe para se të hynim në ‘Big Brother.’-rrëfeu Sidrita.
Ndërsa përsa i përket postimeve romantike në Instagram me shkronjën ‘D’, ajo u shpreh se nuk ka lidhje me Damianon, duke lënë të kuptohet se mund të ketë një njeri tjetër në jetën e saj. Gjatë spektaklit, Sidrita ishet e lidhur me Ervinin, i cili është përfshirë disa herë në konflikte me Damianon.

Keshilla