Loading...
Home » » Kjo është mënyra natyrale si të nxisni rritjen dhe trashjen e vetullave

Kjo është mënyra natyrale si të nxisni rritjen dhe trashjen e vetullave

auto_how-to-make-your-eyebrows-grow-faster1505315693

Në ndryshim nga trendi i një dekade më parë, kur vetullat e holla ishin në modë, tani duket se femrat kërkojnë t’i keni vetullat sa më të trasha, e për ta arritur këtë i nënështrohen dhe procedurave e trjatimeve të ndryshme estetike.nPër të qenë sa më pranë natyrales,më poshtë keni disa këshilla sesi të përshpejtoni procesin e rritjes së vetullave, pa qenë nevoja t’i bëni tatuazh apo t’i mbillni.
Përzieni 1 lugë xhel aloe vera, 2 lugë vaj kastori dhe 2 kapsula vitamine E. Lyejini vetullat në mbrëmje para se të shtriheni dhe lajini në mëngjes.
Lëngu i qepëve vepron për vetullat njësoj si tek flokët. Ajo që duhet të bëni është të lyeni vetullat për 5 minuta me lëngun e qepës.
Qumështi përmban proteina, vitaminë B, acid laktik dhe kalcium. Nxit prodhimin e kolagjenit ndaj aplikimi i qumështit me pak pambuk mbi vetulla do të përshpejtojë procesin e rritjes së vetullave, shkruan Living.
E verdha e vezës është një burim i pasur i vitaminave dhe proteinave që forcojnë dhe trashin qimet e vetullave. Lyeni vetullat për 15-20 minuta e më pas shpëlajini.
Vaselina mund t’i japë gjithashtu formë vetullave të tua. Mund të aplikoni vetëm vazelinë ose und ta përzieni me vaj ulliri, aloe vera, qumësht etj.
Share this article :

Lexoni Me Shume