Kështu mund të parandaloni dhimbjen e dhëmbit

Kështu mund të parandaloni dhimbjen e dhëmbit


Në qoftë se ke dhimbje të dhëmbit, është mirë që të konsultohesh me dentistin para se gjendja të përkeqësohet. Dhe gjithashtu mund të provosh këto mjekime shtëpiake.
Dhimbjet e dhëmbit janë një ndër dhimbjet më të padurueshme. Dhe në momentet kur është e pamundur të shkohet tek dentisti, ka disa mënyra natyrale për lehtësimin e këtyre dhimbjeve.
Hudhra
Ka veti antibakteriale që ndihmon në zbutjen e dhimbjes së dhëmbit. Shtypeni atë dhe vendoseni në dhëmbin që po ju dhemb.
Kripa dhe biberi
Nëse nuk mund ta duroni dhimbjen e dhëmbit atëherë kombinonin kripën dhe biberin në sasinë e njëjtë dhe lajini dhëmbët me këtë sasi e veçanërisht dhëmbin që po ju dhemb.
Qepa
Qepa ka veti antibakteriale që ndihmon në reduktimin e dhimbjes pasi mbyt bakteret.
Ujë me kripë
Merreni një gotë me ujë dhe vendosni një sasi kripe në të, dhe konsumojeni atë në mënyrë që të lehtësohet dhimbja e dhëmbit.
Ekstrakt vanilje
Vendoseni një pambuk në një sasi të ekstraktit të vaniljes dhe vendoseni atë në dhëmbin që po ju shkakton telashe. Për pak kohë, dhimbja do të lehtësohet.
Kubëza akujsh
Ndihmojnë në mpirjen e dhëmbit, çka edhe ndihmon në reduktimin e dhimbjes. Merrni disa kuba akujsh dhe vendosini në dhëmb në mënyrë që dhimbja të stabilizohet.
Powered by Blogger.