Kërkoi divorcin, aktorja e serialit “Kuzey-Guney” la bashkëshortin pasi zbuloi tradhëtinë

d9c55da0e9e24b190c56cabe2cf70592

Merve Bolugur, aktorja e njohur në Shqipëri me rolin e Zeynep në  serialin ‘Kuzey-Guney‘, ka vendosur të largohet nga shtëpia në Stamboll dhe të kërkojë një shtëpi të re, pas shpalljes së divorcit me këngëtarin Murat Dalkilic. Pak javë më parë, çifti pranuan se kanë nisur procedurat e divorcit dhe se kanë vendosur të mos kenë probleme pas ndarjes.Dy vjet pasi e kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë dhe pak muaj pasi deklaruan se kishin dëshirë të bëheshin me fëmijë, çifti i kanë dhënë fund. Sipas mediave turke, arsyeja e kësaj ndarjeje mendohet të jetë tradhtia e këngëtarit.
Sipas miqve afër çiftit, Merve Boluğur mësohet të ketë thënë se “Dashuria jonë për njëri-tjetrin ka mbaruar dhe kjo martesë nuk ka më kthim”, ndaj edhe ata i janë drejtuar gjykatës pa asnjë seancë pajtimi.Merve Boluğur, në fakt, ka bërë çmos për ta shpëtuar martesën e saj, por kohët e fundit ka hequr dorë. Pretendohet se një natë kur këngëtari kishte një koncert me 22 korrik, në Alaçatı me mikun e tij Oğun Dalkılıç, ka pasur një flirt me një vajzë me ngjyrë.
Disa prej miqve të aktores Merve Boluğur, që kishin shkuar rastësisht në të njëjtin vend, kanë parë skenën dhe këngëtarin shumë të afërt me një tjetër. Sapo është lajmëruar për këtë flirt, Boluğur ka vendosur të largohet qysh atë ditë nga shtëpia dhe menjëherë më pas kërkoi divorcin.
Seanca e parë e divorcit do të mbahet më 15 shtator dhe pretendohet që çifti të mos pranojë seancë pajtimi, kështu që vendimi përfundimtar do të merret në Gjykatën Familjare, më 27 tetor, me një seancë të vetme./revistaclass.al
Powered by Blogger.