FOTO PAPARACI/ Ja kush i qëndron pranë Fjorentinës së “Big Brother”, pas ndarjes nga Olsi

fiore2
Ata u ndanë duke i mërzitur jo pak fansat e tyre, që pa dyshim ishin të shumtë, përderisa Olsi dhe Fjorentina dolën të dytët në finalen e madhe. Menjëherë pas daljes nga “Big Brother”, çifti na la të kuptojmë se situata disi konfliktuale mes tyre, e cila vinte kryesisht prej xhelozisë së Fjorentinës, ishte vetëm për arsye të lojës.  Ata dëshmuan jashtë atij programi që kanë harmoni dhe gjithçka shkon mirë mes tyre. Dhe kur fansat po prisnin që çifti të bënte
ndonjë hap më shumë në jetën e tyre, si për shembull bashkëjetesa, vjen lajmi që ata të dy ndahen, shkruan Panorama. Në profilet e tyre personale në rrjetet sociale, ku ata deklaruan ndarjen, u fshinë të gjitha fotot e çiftit, dhe kështu nuk mbetet më asnjë gjurmë nga ajo lidhje, ku të dy protagonistët përbetoheshin për dashuri sublime. Se çfarë ka bërë Olsi pas ndarjes ne e kemi ndjekur në Instagram. Së bashku me kushëririn e tij, biznesmenin Fatmir Hysenbelliu dhe disa shokë të tjerë, ata i janë dorëzuar jetës së qejfit dhe argëtimit, në plazhe lukzose, si Mikonos dhe në të tjera destinacione zbavitëse. Por për Fjorentinën nuk kemi pasur shumë info se çfarë po bën, si po e kalon këtë moment pa Olsin? Është e trishtuar apo e ka marrë me sportivitet? Dhe ja ku vijnë disa foto të realizuara nga paparaci ynë, ku shihet Fjorentina me disa miq të saj, që po kalojnë fundjavën në plazhin e Dhërmiut. Ajo duket e qetë dhe në shoqëri të mirë, ndërkohë që njëri nga djemtë i qëndron pak më afër, por ne nuk e dimë nëse e ka thjesht shok apo diçka më shumë. Dhe nuk mbaron këtu kjo telenovelë. Pak ditë më parë, Elsamedi, një banor i këtij edicioni të “Big Brother”, bën një video ku tregon se po pi kafe me Fjorentinën dhe Olsin. Janë ndarë, apo jo? Takohen si miq apo po mendojnë rikthimin? Mbetet për t’u parë në ditët në vazhdim./ Panorama
Powered by Blogger.