Gatime Tradicionale Shqiptare

Gatime Tradicionale Shqiptare

Keshilla

Loading...

“FATE TE KRYQEZUARA”/ Lexohet testamenti i Harunit, pasuria e tij është e gjitha për… Ja ç’do të ndodhë nesër

images (1)

Ozan telefonon Rahmiun por i përgjigjet Erxhan. Erxhan e kupton se Rahmi është ish-vjehrri i Dilarës dhe se e ka përdorur për t’u hakmarrë ndaj saj. Asuman kupton se Ozani ka ikur nga shtëpia prej sherrit me Xhihanin. Xhihan i kërkon Ozkanit që të përkujdeset për Ozanin. Ozkan i ofron Ozanit të qëndrojë në shtëpinë e tij. Erxhan i shkon Xhihanit në zyrë dhe i prezantohet si babai i Dilarës. Ai i tregon se Rahmiu e ka përdorur kundër Dilarës duke e detyruar të japë deklaratë për shtyp për të thënë të vërtetën.
Xhihan e akuzon si lekist dhe Erxhan humbet ndjenjat. Xhihan mëson se Erxhan ka kancer dhe pak kohë jetë. Erxhan rrëfen se ka pasuri dhe se të gjithë ia ka dhuruar Dilarës. Xhihan e beson. Rahmi mohon para Xhihanit se e njeh Erxhanin. Intervista e Erxhanit shfaqet në media. Xhihan përzë Rahmiun nga shtëpia. Dilara tronditet kur dëgjon intervistën dhe i kërkon ndihmë Xhihanit. Xhihan e bën Dilarën të pranojë se Erxhan është babai i saj biologjik. Dilara kujton se babai i saj ka dashur gjithmonë më shumë Asunë dhe është sjellë keq me të pasi s’e ka pasur vajzë. Asu i tregon Demirit se Xhihan është zënë me Ozanin dhe i ka hequr pasurinë. Ozan pranon para Ozkanit se ka dhe vetë faj. Demir i bën një tjetër surprizë Hazallit. I tregon portretin e saj të pikturuar nga një mjeshtër. Asra shkon të vrasë Asunë. Asu e bind se armikja e tyre e përbashkët është Hazalli dhe se duhet ta ndajnë nga Demiri. Demir përpiqet t’i gjejë vend tjetër pune Asras pasi ndihet i kërcënuar. Rahmi mbetet pa shtëpi dhe detyrohet të shkojë dhe ai tek Ozkani. Rahmi mashtron duke thënë se Xhihan e përzuri pasi mbajti anën e Ozanit. Ozan dhe Rahmi detyrohen të flenë në një shtrat. Testamenti i Harunit lexohet. Trashëgimtari i tij është Ozan. Harun i kishte kaluar të gjitha aksionet në emrin e të birit pa dijeninë e këtij të fundit.

Keshilla