Gatime Tradicionale Shqiptare

Gatime Tradicionale Shqiptare

Keshilla

Loading...

Do të heqë dorë nga aktrimi?! Bihter i habit të gjithë me deklaratën e fundit…


beren-saat-4-ay-sonra-ilk-paylasimini-yapti-9313551_437_o
Aktorja e njohur për rolin e Bihterit në serialin “Dashuri e ndaluar”, Beren Saat, është një prej aktoreve më të paguara dhe më të suksesshme në Turqi.
Prej më shumë se një viti, Beren nuk është bërë pjesë e ndonjë projekti të ri, por jo sepse nuk i është propozuar ndonjë rol nga producentë të njohur. Siç shkruajnë mediat turke, deklarata e saj e fundit i ka çuditur fansat që po presin një rol të ri nga ajo.
Dy ditë më parë, ndërsa është parë në një prej eventeve në Stamboll, Bihter është ndaluar nga gazetarët, të cilët e kanë pyetur për projeket e reja në ekran. Këtë vit, siç tha ajo, nuk do të jetë pjesë e ndonjë seriali të ri, por jo sepse nuk ka marrë ftesa, por po tregohet selektive: “Nuk kam pranuar asnjë ofertë, sepse po pres një projekt të mirë. Nëse ka një projekt të mirë, sigurisht që do ta pranoj”,- u tha Beren gazetarëve.

Keshilla