Gatime Tradicionale Shqiptare

Gatime Tradicionale Shqiptare

Keshilla

Loading...

Ajvari-mbreti i turshive

Ajvari-mbreti i turshive

 Përbërësit

10 kg speca te kuq
3 patellgjane te medhenje
500 ml vaj
sipas shijes kripë
1 luge e madhe sheqer

Hapat

1
Specat i pastrojme, largojme farat, radhisim ne tave dhe pjekim ne furre vetem me nxemsa ne pjesen e siperme te furres.
2
Pastaj rrotullojm edhe nga ana tjeter specat dhe pjekim edhe per -4 minuta(derisa verejme se ka filluar te behen fluska).
3
Specat i qesim ne nje qese plastmasi dhe mbyllim qesen mire.
4
Keshtu veprojme derisa te hargjohen specat.
5
Njesoj i pjekim edhe patellgjanet dhe i fusim ne qese edhe ata.
6
Me pas pasi te ftohen pak I qerojme me lehte,dhe I vedosim ne nje ene me rrjete ose thes rrjete per 3 ore,ne menyre qe te kullohet tere sasia e lengut qe leshojne specat pas pjekjes.
7
Specat dhe patellgjanet I grijme ne makin per bluarjen e mishit dhe qesim ne nje ene te madhe per ti zier.
8
Zijeme derisa gjate perzierjes te mbetet gjurma e luges ne fund te enes,dmth trashesi atehere eshte e mjaftueshme.
9
Kah fundi I zierjes shtojme kripen dhe sheqerin,kurse vajin e shtojme nga 100 ml cdo 20-30 minuta prej fillimit te zierjes.
10
Ne nderkohe sterilizojm kavanozet(pastrojme dhe fusim ne furre 150 grade per 30 minuta,duke I larguar kapaket).
11
Ajvarin e nxehte e mbushim neper kavanoze te nxehte,mbullim me kapak dhe leme edhe per 20 minuta ne furre te nxehte.
12
Me pas ndalim nxehtesin dhe leme kavanozet ne furre deri te nesermen qe te ftohen gradualisht(ose nese na duhet furra,nxjerrim nga furra kavanozet dhe I mbulojme me nje batanije dhe leme deri te nesermen qe te ftohen ne menyre graduale)

Keshilla