5 ushqimet që do të përmirësojnë shikimin tuaj

Image may contain: text
Një dietë e balancuar dhe e shëndetshme është pika kyçe për të mbrojtur shikimin. Nëqoftëse nuk jeni të kujdesshëm mund të përballeni me një sërë problemesh si: shikim i zbehtë, sy të thatë, glaukoma, rrathë të zinj të theksuar poshtë syve etj. Kështu që jini të vëmendshëm përpara se të përballeni me ndonjë problem serioz. 

Këtu janë disa ushqime që do t’ju ndihmojnë të keni një shikim të fortë:

🥚🥚🥚🥚Veza është një dietë e kompletuar pasi përmban të gjitha vlerat ushqyese dhe proteina që janë të duhurat për shëndetin e syve. Veza është zgjidhje për çfaredolloj problemi. Gjithashtu mbron sytë dhe nga sëmundja e quajtur Katarakt

🍅🌶🍆🥕🥔Perimet- Perimet jeshile janë të pasura në vitamina e fibra. Ato përmirësojnë shëndetin e syve dhe janë zgjidhja optimale për kujdesin e vazhdueshëm ndaj tyre. Përmendim: spinaqin, kale, sallata jeshile etj.

🐟🐟🐟🐟🐟 Peshku- Shëndeti i retinës së syrit është i lidhur ngushtë me konsumimin e omega 3. Peshqit si salmoni, tuna, sardelet etj janë mëse të pasura në omega 3. Studimet kanë treguar që kontributi i omega 3 në zhvillimin e shikimit është i paçmueshëm. Sytë e thatë mund të shërohen me anë të konsumimit të peshkut.

🍈 🍈🍈Qitro - Qitro janë të pasura në vitaminë C që është çelesi për shëndetin e syve. Frutat e qitros përfshijnë: portokallet, limonat, portokalli “shege” që nuk janë dhe aq të shijshme por që janë efektivë për disa lloje sëmundjesh. Vitamina C ndihmon sytë nga sëmundja e Kataraktit. Gjithashtu përmirëson shikimin dhe funksionon si anti-bllokues për të mbrojtur sytë nga rrezet ultravjollcë të diellit.
Powered by Blogger.