Zbulohet sozia e Kivanç Tatlitug, amerikani në telashe për shkak të ngjashmërisë!

I cilësuar si Brad Pitt i Turqisë, është e pamundur të mos e njihni Kivanç Tatlitug. Aktori turk është shumë i njohur jo vetëm prej talentit në aktrim, por edhe bukurisë së tij. 
Mirëpo së fundmi është zbuluar edhe sozia e Kivanç. Austin Lyle është modeli dhe blogeri amerikan që ngjan shumë me aktorin.
Kanë qenë fansat e Kivanç ata që kanë zbuluar ngjashmërinë ndërsa sot mediat turke kanë shpërndarë këtë foto të aktorit dhe modelit ku shihet qartë ngjashmëria që ata kanë.
Mirëpo një foto e Kivanç duke pozuar në një kolltuk ka hapur debat pasi medat kanë shkruar se kjo foto i përket modelit amerikan ndërkohë që foto është e vjetër dhe i përket Kivançit
Këtë mesele e ka sqaruar vetë Austin Lyle me anë të një postimi në Instagram ku shkruan se i vjen mirë që ka marrë të gjithë këtë vëmendje që ngjan me aktorin turk, por që foto në kolltuk nuk është e tij.
Pavarësisht fotos që ngjalli debat, Kivanç dhe Austin ngjajnë shumë dhe këtë nuk mund ta mohojmë./GatimeTradicionale.Com

Powered by Blogger.