Zbulohet emisioni ku do ta shihni Damianon në shtator!

Damiano ishte një nga banorët më të komentuar të edicionit të 9 të Big Brother por vëmendjen më të madhe e mori pas përjashtimit nga produksioni për shkelje të rregullave. Megjithatë famën Damiano e mori dhe sic deklaroi edhe vetë në një intervistë pak kohë më parë së shpejti atë do e shohim në një emision.
Sipas Blitz Damiano do të jetë pjesë e kastit të “Dance with me”, megjithatë pjesëmarrja e tij nuk është konfirmuar ende as nga produksioni as nga Damiano.
Nëse kjo është e vërtetë, kureshtja do të jetë e madhe se me kë vajzë të famshme do bëhet cift Damiano. Na mbetet të presim deri në shtator kur fillon ky spektakël.



Powered by Blogger.