Zbulohet e vërteta: Kushi dhe Pajal nuk flasin në jetën reale


Kushi dhe Pajal janë dy motrat bukuroshe të serialit indian “Si ta quaj këtë dashuri” të cilat duken shumë të afërta me njëra tjetrën në serial, por në realitet mesa duket nuk ndodh kështu.
Sipas mediave indiane aktoret nuk flasin me njëra tjetrës që pas përfundimit të serialit.
Këto thashetheme janë shtuar edhe më shumë ditën e djeshme me një postim të aktores Deepali Pansare që luan rolin e Pajalit.
Deepali ka postuar një foto në Instagram dhe u kërkon fansave t’i bëjnë pyetje. Një nga fansat e ka pyetur aktoren nëse i mungon seriali “Si ta quaj këtë dashuri”, por përgjigja e saj ka qenë zhgënjyese.
Ndërsa të gjithë prisnin që aktorja të shkruante se i mungonte seriali, përgjigja e saj ishte “Mbase”. Por jo vetëm kaq.
E pyetur nëse flet me Sanaya Iranin që luan rolin e Kushit, Deepali zgjodhi të mos përgjigjej duke i shtuar më shumë dyshimet që ato nuk flasin.
Nuk dihet pse aktoret kanë këtë marrëdhënie në jetën reale dhe vetë ato kanë zgjedhur të mos prononcohen lidhur me këtë.

Powered by Blogger.