Xheni shtatzënë, Benardi ndan lajmin e bukur me fansat


Xheni dhe Benardi janë çifti më i dashur nga publiku të cilët u njohën dhe u dashuruan në Big Brother, e pas daljes vazhdojnë të jenë ende bashkë.
Çifti janë shumë aktiv edhe në rrjete sociale, ku së fundmi Benardi me të marrë në dorëzim, Instagramin të cilin ja kishin vjedhur, ndau me fansat lajmin e bukur.
Ish-banori ka postuar një foto të Xhenit me barkun e fryrë ndërsa ajo është pa mendje. Ndërkohë postimin e ka shoqëruar me emoji duke qeshur i lumtur dhe sytë me zemra.
Xheni nga ana tjetër nuk e ka konfirmuar lajmin por fakti që ajo prej disa kohësh nuk po poston më foto me trup tregon se mund të na i ketë mbajtur të fshehtë shtatzëninë.

Powered by Blogger.