Xheni dhe Sidrita nuk flasin më me njëra tjetrën?

Përveçse një eksperiencë dhe aventurë e re, në Big Brother shpeshherë banorët kanë fituar një miqësi që e kanë vazhduar edhe pas daljes. Kështu ndodhi edhe me Xhenin e Sidritën të cilat u miqësuan shumë gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme.
Mikeshat u panë shpesh në shoqërinë e njëra tjetrës pas daljes, por prej disa kohësh ato nuk shihen më bashkë. Kjo hedh dyshimet se ish banoret nuk flasin më me njëra tjetrën.
Kohët e fundit ato po shihen gjithnjë e më shumë me shoqëri të ndryshme. Xheni po kalon kohë me Fotininë me të cilën është parë disa herë.
Ndërsa Sidrita, siç nuk pritej është miqësuar shumë me Fjorentinën me të cilën duhet thënë nuk kishte ndonjë miqësi në Big Brother.
Sidrita ka postuar mbrëmë disa video ku shihet duke u argëtuar me Fjorentinën në një club nate dhe ish-banoret duken shumë të afërta me njëra tjetrën.

Powered by Blogger.