U fotografua në krahët e modelit/Shpërthen Dona: Nuk dua më këshilla


Dona dhe Musa kanë qenë një nga ciftet më të përfolura të edicionit “Love Edition” të Big Brother Albania. Ata u çiftuan nga votat e publikut dhe vazhduan lidhjen e tyre brenda shtëpisë së famshme dhe pas përfundimit të lojës . Ata nisën bashkëjetesën në Tiranë deri para pak kohësh kur Musa u transferua në Itali për një periudhë të shkurtër. Ndërkohë Dona, modele e njohur, vazhdon profesionin dhe seti i saj i fundit fotografik e ka bashkuar me një djalë të pashëm.

Fansat dhe ndjeksit e modeles duket se e kanë kritikuar Donën, e cila ka reaguar ashpër nëpërmjet një postimi në llogarinë personale në Instagram.

“Dua t’ju tregoj që puna që bëj më bën të rri me shumë njerëz e kam shumë shoqëri, por jam mjaftueshëm e pjekur për të mos gabuar. Nuk dua më këshilla nga askush dhe mos u shqetësoni ju më shumë se ne për jetën tonë! Ju duam shumë dhe ju respektojmë, ama nuk dua të më tregoni çfarë duhet të bëj dhe si duhet të sillem, sepse këto shpjegime ia jap vetëm të dashurit tim. Faleminderit të gjithëve për mirëkuptimin!” shkruan Dona.



Powered by Blogger.