Tronditet Turqia: Kivanç Tatlitug pëson aksident, aktori bie nga..

Aktori më simpatik dhe më i paguar turk, Kivanç Tatlitug i ka shpëtuar mrekullisht vdekjes pas një aksidenti që për pak i ka kushtuar jetën.
Pasi mbaroi xhirimet e serialit "Xhesuri dhe e Bukura", aktori nisi turin me jaht së bashku me bashkëshorten, Basak Dizer, por atëherë kur mendoi se do kalonte bukur dhe relaks, i ndodhi diçka e papritur.
Teksa po fuste bagazhet në anijen e mikut të tij, Kivanç ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë vetëm në një metër distancë nga helika e motorit të anijes së bashku me kapitetin.
Aktorin e ka kapur paniku dhe ka notuar shumë shpejt duke i shpëtuar mrekullisht rrezikut. Më pas Kivanç është kthyer sërish në anije për të pushuar para kthimit.

Powered by Blogger.