Tronditet Turqia: Aktori i njohur vritet nga e dashura!

Janë dëgjuar të shtëna me armë dhe më pas dy viktima janë gjetur në hotelin me 5 yje në zemër të Stambollit, Conrad. Forcat e policisë që arritën menjëherë në vendngjarje pas thirrjes së stafit gjetën trupat e pajetë të dy personave të cilët ishin aktori Vatan Sasmaz dhe një ish-modele Filiz Aker.
Vatan Şaşmaz është gjetur i vdekur, i qëlluar me armë zjarri disa herë pas shpine. Kurse  Filiz Aker dyshohet të jetë vetëvrarë pas vrasjes së aktorit.
Aktori dhe prezantuesi 43-vjeçar ishte i martuar me Nurşen Kocayaş nga viti 2011 në vitin 2014, ndërsa që prej vitit 2015 është i martuar me Yasemin Adali.
Ndërkohë, ish-modelja Filiz Aker raportohet se ka qenë e dashura e aktorit dhe prezantuesit të njohur. 
Dyshohet se ata janë grindur me njëri-tjetrin dhe në momentin që aktori ka tentuar të largohej nga dhoma e hotelit është qëlluar 4 herë nga pas shpine.


Powered by Blogger.