tmerrshme: Media indiane për 'Arnav': Roli i tij i dështuar!!

Barun Sobti njihet si një ndër aktorët më të suksesshëm në Indi e më gjerë. Famën e madhe e mori në serialin “Si ta quaj këtë dashuri” i cili po transmetohet edhe në Shqipëri por së fundmi aktori nuk po merr aspak lavdërime për rolin e ri.
Në Indi prej pak kohësh ka filluar sezoni i tretë i serialit “Si ta quaj këtë dashuri” por roli i “Arnav” nuk është pëlqyer fare.
Madje një nga portalet më të njohur indian “India Today” ka bërë një artikull ku e klasifikon aktorin dhe rolin e ti si një ndër më të dështuarit.
“Arnav është një nga karakteret më të dështuar në një serial. Çfarë motivi ka ai? Hakmarrje, dashuri  apo çfarë? Çfarë po bën ai? Ka një muaj që seriali ka filluar dhe karakteri i Barun Sobti nuk bën asgjë përveçse flirton me aktoren kryesore Çandini”, shkruan India Today.
Roli i Barun Sobti në këtë serial nuk është pëlqyer as nga fansat të cilët donin rikthimin e aktores Sanaya Irani e njohur si Kushi.
Sipas burimeve të mediave indiane regjisori ka vendosur mos ta zgjasë shumë sezonin e tretë pasi shikueshmëria ka rënë dhe seriali nuk është pëlqyer.

Powered by Blogger.